Fileto pule të pjekura me perime, recetë e shijshme dhe e shëndetshme!

Fileto pule të pjekura me perime, recetë e shijshme dhe e shëndetshme!

Persona: 5
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Ingredientët

  • 5 fileto të mëdha pule
  • 1 thelpi hudhër e grirë imët
  • ¼ qepë e grirë imët
  • ¼ lugë me kripë
  • 1/8 lugë me piper të zi
  • 6 asparagë mesatar
  • 2 feta djathë
  • 2 filxhanë me kërpudha
  • 1 lugë gjelle me uthull molle

Udhëzimet

1

Ngrohni furrën në 200 gradë Celsius. Brenda vendosni një tavë ku keni shtruar më parë një letër kuzhine.

2

Marinoni filetot e pulës me kripë, piper, hudhër dhe qepë.

3

Vendosni nga një asparag në secilën fileto dhe rrotullojini. Brenda i vendosni djathin dhe i skuqni në një tigan.

4

Ndërkohë në një enë kombinoni kërpudhat, uthullën, hudhrën dhe kripën. I trazoni mirë dhe shtojani sipër pulës.

5

Tani hiqini nga zjarri, mbështillini me letër alumini dhe i vendosni për tu pjekur, rreth 20 minuta.

6

Hiqeni letrën e aluminit. Lërini të piqen edhe 20 minuta të tjera. Në fund e shërbeni nëpër pjata dhe shijojeni!

Lini një koment