Sallatë me kungulleshka dhe ullinj

Sallatë me kungulleshka dhe ullinj

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 5 minuta

Ingredientët

  • 4 kunguj
  • 20 kokrra ullinj jeshilë
  • 1 selino të prerë hollë
  • 1 kastravec
  • 2 vezë të ziera
  • 1 qepë të grirë hollë
  • Për salcën:
  • 3 lugë gjelle uthull
  • 1 thelpi hudhër
  • Lëkurë të grirë limoni
  • 4 sardele

Udhëzimet

1

Në një blender vendosim të gjitha lëndët e nevojshme për salcën dhe i grijmë mirë.

2

Presim kungujt në feta të holla, u hedhim sipër salcën e përgatitur dhe i lëmë në frigorifer për rreth një orë.

3

Më pas u heqim bërthamat ullinjve dhe i presim përgjysmë. Kastavecin e presim në rripa të gjatë.

4

Në fund përziejmë kungujt më gjithë salcën, me qepën, selinonë, kastravecin dhe ullinjtë.

5

I shtojmë edhe vezët e ziera për garniturë. Shijojeni!

Lini një koment