Patate në tavë të pjekura me proshutë të tymosur

Patate në tavë të pjekura me proshutë të tymosur

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Ingredientët

  • 3 patate të mëdha
  • 200 gram me proshutë të tymosur, prerë në shirita të hollë
  • 1 filxhan me djathë çedar të grirë imët
  • 6 vezë

Udhëzimet

1

Merrni patatet dhe i qeroni. Me anë të një luge të posaçme u hiqni pjesën e brendshme dhe i ndani përgjysmë. Tani i vendosni në tavë, me një distancë nga njëra tjetra.

2

I mbështillni patatet me proshutën e tymosur të prerë në shirita të hollë. Veproni kështu më të gjitha.

3

Tani i vendosni në furrë të piqen në temperaturë 200 gradë Celsius, për 45 minuta.

4

Pasi i keni nxjerrë i mbushni me djathë çedar. Tek secila thyeni një vezë të plotë. E vendosni përsëri në furrë në 200 gradë, përreth 6-12 minuta.

Lini një koment