Mini-pica me kungulleshka, të kënaqesh pa pasur asnjë ndjenjë faji!

Mini-pica me kungulleshka, të kënaqesh pa pasur asnjë ndjenjë faji!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 5 minuta

Ingredientët

  • 2 kungulleshka të ndara në feta rrumbullake
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper
  • ¼ filxhan me salcë domatesh
  • 1 filxhan me djathë mozzarella të grirë
  • 2 lugë gjelle djathë të bardhë të grirë imët
  • ½ lugë çaji me rigon
  • Djathë parmigiano i grirë

Udhëzimet

1

Lani mirë kungulleshkat dhe i prisni në feta rrumbullake.

2

Merrni një tavë, vendosni një letër kuzhine dhe e spërkasni sipër me vaj ulliri.

3

Vendosni fetat e kungujve.

4

Spërkasni secilën sipër me salcë domatesh, djathë mozzarella, djathë të bardhë dhe pak rigon.

5

I fusni në furrë të piqen për 5 minuta në 170 gradë.

6

Në fund i nxirrni dhe i spërkasni sipër me pak djathë parmigiano. Shijojini të ngrohta!

Lini një koment