Tavë me kunguj, domate dhe vezë, ide super praktike për darkën tuaj!

Tavë me kunguj, domate dhe vezë, ide super praktike për darkën tuaj!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ingredientët

  • 4-5 kunguj mesatarë
  • 4 vezë
  • 4 thelpinj hudhër
  • 3 domate mesatare
  • 1 qepë
  • pak vaj ulliri
  • kripë dhe piper të zi

Udhëzimet

1

Në një tigan ngrohim vajin dhe kaurdisim qepën të grirë hollë, shtojmë kungujt të prerë në shiritë të trashë 1 cm gjerësi dhe 2-3 cm gjatësi.

2

Kaurdisim mirë kungujt me qepën. Shtojmë domatet të prera në kubikë ( pa lëkurë dhe lëng) si dhe hudhrat të prera hollë.

3

I përziejmë më kujdes, ulim temperaturën e sobës dhe i lëmë të ziejnë për 10 minuta në temperaturë mesatare të mbuluar me kapak.

4

Rregullojmë shijen me kripë dhe piper. Rrahim 4 kokrra vezë dhe i shpërndajmë sipër mbi kungull dhe domate.

5

I vendosim kapakun për 5 minuta. Në fund e largojmë kapakun. Grijmë hollë kopër ose majdanoz, e spërkasim sipër dhe e shërbejmë të ngrohtë. Shijojeni!

Lini një koment