Supë me gjizë, një nga më të thjeshtat e kuzhinës shqiptare

Gjizë me kripë
Domate
1 tufë borzilok
2 thelpinj hudhre
Lëng perimesh
Bukë e tharë
Spec djegës pluhur
Vaj ulliri
Kripë, Piper

1.Në një tenxhere ku kemi hedhur 4 lugë vaj ulliri, skuqim hudhrën dhe kur të ketë marrë ngjyrë, e heqim.

2.Shtojmë gjizën, pak spec djegës pluhur dhe i lëmë të skuqen për 2-3 minuta, duke i përzier herë pas here derisa gjiza të marrë shijen e specit.

3.Hedhim domatet, të cilave u kemi hequr lëkurën dhe i kemi prerë në kubikë, dhe lëngun e zarzavateve të ziera.

4.I shtojmë kripë dhe e lëmë të marrë valë për rreth 20 minuta ose derisa supa të trashet.

5.Nëse ju pëlqen kremoze, kalojeni supën bashkë me lëngun në mikser.

6.Bukën priteninë kubikë të trashë dhe disa prej tyre i vendosim në fund të çdo pjate.

7.Më pas hidhni supën dhe i dekoroni pjatat me gjethe borziloku, vaj ulliri dhe kubikë buke.

Lini një koment