Sallatë me patëllxhanë, e shijshme sa më s’ka!

Sallatë me patëllxhanë, e shijshme sa më s'ka!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ingredientët

  • 2-3 patëllxhanë
  • 2-3 domate
  • 100 gram djathë të bardhë
  • 1-2 thelpinj hudhër
  • Majdanoz
  • nenexhik
  • borzilok
  • Uthull molle
  • Vaj ulliri

Udhëzimet

1

Presim patëllxhanët në feta të gjata ose të rrumbullakëta.

2

I spërkasim me kripë, piper dhe pak vaj ulliri dhe i vendosim të piqen në furrë ose në një tigan që nuk ngjit.

3

Ndërkohë në një sallatiere vendosim domatet të prera në kubikë, shtojmë fetat e patëllxhanit, djathin e bardhë të prerë gjithashtu në kubikë të vegjël dhe erëzat e freskëta.

4

Vajin e ullirit e përziejmë me uthullën dhe hudhrën e grirë imët dhe marinojmë sallatën. E lëmë për disa minuta që sallata të marinohet dhe më pas e kemi gati për t’a konsumuar. Ju bëftë mirë!

Lini një koment