Pure me karrota dhe panxhar për bebe 8 muajsh

Ingredientët

  • 1 karrotë e mesme
  • Gjysëm panxhari të vogël
  • 1 patate e mesme
  • Ujë

Udhëzimet

1

Lani karrotën, panxharin dhe pataten në ujë të rrjedhshëm.

2

Më pas qërojini dhe pritini në kubikë të vegjël.

3

Futini perimet të ziejnë deri sa të zbuten plotësisht.

4

Pasi janë zier futini në blendër dhe lërini të bëhne pure.

5

Nëse pureja është shumë e trashë shtoni pak ujë.

Lini një koment