Embëlsira e ditës: Pjeshkë të pjekura me mascarpone, mjaltë dhe tërshërë

Embëlsira e ditës: Pjeshkë të pjekura me mascarpone, mjaltë dhe tërshërë

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 6 minuta

Ingredientët

  • 6 pjeshkë të lara dhe të ndara përgjysmë
  • 2 lugë gjelle vaj ullliri (për pjekjen)
  • 6 lugë gjelle mascarpone
  • ½ lugë çaji ekstrakt vaniljeje
  • ¼ filxhan mjaltë
  • ¾ filxhan me tërshërë (ose granola e gatshme)
  • 12 mjedra të freskëta
  • Gjethe të freskëta menteje

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në 200 gradë. Nëse keni një zgarë akoma më mirë.

2

Në një tas bashkoni mascarponen dhe ekstraktin e vanijes. I përzieni mirë.

3

Lyeni sipërfaqen e çdo pjeshke me vaj ulliri dhe i fuqni në furrë të piqen për 3 minuta.

4

Më pas i nxirrni dhe e mbushni secilën me pak mascarpone, mjaltë dhe tërshërë sipër (ose granola), mjedër të freskët dhe 1 gjethe menteje.

5

I shërbeni nëpër pjata individuale dhe shijojini!

Lini një koment