Tortelini me pesto dhe perime të pjekura

Tortelini me pesto dhe perime të pjekura

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Ingredientët

  • 2 kunguj me madhësi mesatarë
  • 1 spec i madh, i verdhë
  • ½ qepë e kuqe e prerë në rrathë
  • 1 pako kërpudha (portobello)
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • Kripë, piper të zi
  • 2 thelpi hudhra
  • 1 pako tortelini të gatshme
  • 1 tufë spinaq
  • 1 filxhan çaji me salcë pesto, të gatshme ose të bërë vetë (për recetën e saj kërkoni në neps.al)
  • Djathë parmigiano i grirë imët

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në 200 gradë.

2

Në një tavë kombinoni kungujt e prerë në kubik ose rrathë, specin, qepën dhe kërpudhat.

3

Marinoni me vaj ulliri, kripë e piper perimet dhe i fusni në furrë të piqen për 10 minuta.

4

Pas 10 minutash i nxirrni nga furra dhe fusni brenda hudhrën dhe spinaqin.

5

Teksa perimet piqen, gatuajmë tortelinit sipas udhëzimeve në paketim.

6

Më pas i kulloni dhe i kaloni në një tas të madh.

7

Sipër i shtoni perimet e pjekura dhe në fund salcën pesto.

8

I përzieni mirë dhe tortelinit janë gati për t’u shijuar duke i servirur me djathë parmigiano sipër.

Lini një koment