Speca të kuq të pjekur, për të lëpirë gishtat!

Speca të kuq të pjekur, për të lëpirë gishtat!

Persona: 2
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ingredientët

  • 5 speca të kuq
  • Kripë
  • Vaj ulliri
  • Uthull balsamike
  • 1 lugë çaji hudhër pluhur
  • Borzilok të freskët

Udhëzimet

1

Lani mirë specat, i pastroni nga farat dhe i vendosni njëra pas tjetrës në një tavë.

2

Sipër i shtoni pak vaj ulliri.

3

I fusni në furrë të piqen për 10 minuta në 200 gradë.

4

Më pas specave u hiqet lëkura dhe priten në shirita të hollë.

5

I kaloni në një enë.

6

Sipër i shtoni kripën, hudhrën, vajin e ullirit, borzilokun dhe uthullën.

7

I përzieni mirë të gjitha bashkë dhe specat e pjekur janë gati për t’u shijuar!

Lini një koment