Dreka për sot: Lulelakër e pjekur në furrë me djathë

Dreka për sot: Lulelakër e pjekur në furrë me djathë

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 25 minuta

Ingredientët

  • 1 lulelakër e ndarë në lule të vogla
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • ½ lugë çaji hudhër pluhur
  • ½ lugë çaji kripë
  • ¼ lugë çaji piper
  • 2 lugë gjelle gjalpë pa kripë
  • 2 lugë gjelle miell
  • 1 gotë e gjysmë qumësht në temperaturë dhome
  • ¼ lugë çaji me arrëmyshk
  • ¼ filxhan me galetë
  • 1 filxhan me djathë grana padano të grirë imët

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në 200 gradë.

2

Lulelakrën pastrojeni mirë dhe më pas i vendosni copat e saj në një tavë ku keni shtruar më parë një letër kuzhine.

3

I shtoni sipër vaj ulliri, hudhër, kripë dhe piper. I trazoni pak me dorë dhe i fusni në furrë për 20 minuta.

4

Ndërkohë në një tigan skuqni gjalpin.

5

Shtoni miellin dhe e përzieni vazhdimisht që të mos krijojë kokrriza. Shtoni qumështin e ngrohtë dhe arrëmyshkun.

6

I përzieni mirë për 3-5 minuta.

7

Nxirreni tavën me lulelakër nga furra.

8

I shtoni sipër beshamelin që përgatitët, galetën dhe në fund djathin.

9

E fusni në furrë edhe për 20-25 minuta të tjera. Ju bëftë mirë!

Lini një koment