Sallatë kapreze me avokado

Sallatë kapreze me avokado

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 5 minuta

Ingredientët

  • 6-7 domate qershizë
  • 8 toptha djathë mozzarella
  • 1 avokado e prerë në kubik të vegjël
  • Borzilok i freskët
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • Pak kripë
  • Piper i zi
  • 1 lugë gjelle uthull balsamike

Udhëzimet

1

Në një tas të madh bashkoni djathin mozzarella, domatet e ndara përgjysmë, avokadon dhe borzilokun.

2

E marinoni me kripë, piper, vaj ulliri dhe uthull balsamike.

3

Me kujdes përzieni të gjithë përbërësit dhe e shërbeni sallatën nëpër pjata.

4

Shijojeni!

Lini një koment