Tavë Me Qumësht
Përgatitja 1️⃣ Skuqja e mishit • Në një tigan, skuqni copat e mishit me pak vaj derisa të marrin ngjyrë të artë. Vendosini në tavë. 2️⃣ Përgatitja e salcës me qumësht • Në një tas, rrihni vezët me miellin...
Fillimisht shpëlajmë quinoan dhe e ziejmë në temperaturë mesatare për 15 minuta në raportin një masë quinoa – 2 masa ujë.
Gjithashtu dhe spinaqin e vendosim në ujë të vluar me kripë për 2 minuta, më pas e shpëlajmë me ujë të ftohtë.
E kullojmë mirë që të mos ketë më ujë dhe në fund e grijmë hollë. Bishtat e qepëve, kryesisht pjesën jeshile e grijmë hollë dhe me pak kripë e shtypim që qepa të zbutet pak dhe të ulë volumin.
Grijmë imët majdanozin dhe koprën dhe bashkojmë në një tas spinaq, majdanoz, koper, qepë, quinoa, djath të bardhë të thërrmuar, miell, peksimadhe, vezë, kripë, piper të zi, arrë moskat si dhe shumë pak sodë (sa të na kapin majat e gishtave).
I përziejmë mirë të gjithë përbërësit dhe më pas e lemë brumin e qofteve të pushojë për 15 minuta.
Formojmë qofte në madhësi mesatare dhe pasi të jetë ngrohur vaji i skuqim nga të dy anët dhe më pas i servirim me një sallatë sipas preferencës. Ju bëftë mirë!
Receta marrë nga shqiptarja.com
Përgatitja 1️⃣ Skuqja e mishit • Në një tigan, skuqni copat e mishit me pak vaj derisa të marrin ngjyrë të artë. Vendosini në tavë. 2️⃣ Përgatitja e salcës me qumësht • Në një tas, rrihni vezët me miellin...
1️⃣ Në një tenxhere, ngrohni vajin dhe skuqni qepën dhe hudhrën për 2-3 minuta. 2️⃣ Shtoni karrotat, patatet dhe salcën e domates. Përziejini dhe lërini të marrin aromë. 3️⃣ Shtoni thjerrëzat, kripën, piperin dhe qimnonin. Hidhni ujin ose lëngun...
1️⃣ Përgatitja e brumit Në një tas, përzieni vezët me Nutellën derisa të krijohet një masë homogjene. Shtoni miellin, pluhurin pjekës dhe kripën, duke e përzier ngadalë derisa të lidhen të gjitha përbërësit. 2️⃣ Pjekja Hidheni brumin në një...
© 2025 Neps | Një Markë e GlobalEcho Media Group
Lini një koment