Pa asnjë gram gluten: Kek me dardhë dhe qershi

Ingredientët

  • 2 dardha të vogla të grira
  • 100 gr sheqer
  • 120 ml vaj luledielli
  • 3 vezë
  • 100 gr miell hikrre
  • 100 gr miell pa gluten
  • 1/2 bustinë pluhur pjekës (10g)
  • 10 kokrra qershi të thata
  • 1 dardhë e prerë në feta
  • 20 gr sheqer kaf për spërkatje
  • Kanellë (opsionale)

Udhëzimet

1

Ndizni furrën në 180˚C

2

Në një tas qelqi trazoni dardhat e grira, sheqerin dhe vajin.

3

Shtoni vezët dhe rrihni masën mirë.

4

Më pas shtoni dy llojet e miellrave, pluhurin pjekës, qershitë e thata dhe trazojeni mirë.

5

Ky kek nuk ka nevojë për mikser elektrik pasi një rrahëse dore e kryen shumë mirë funksionin.

6

Hidheni masën e brumit në një tavë me diametër 20 cm të cilën e keni lyer paraprakisht me vaj dhe miell dhe nivelojeni me lugë.

7

Vendosni fetat e dardhes siper dhe spërkateni mirë me sheqer kaf dhe piqeni për 30 minuta ose derisa maja e thikës e futur në mes të dalë e thatë.

8

Për ta servisur, nëse dëshironi mund ta spërkatni me pak kanellë.

9

Lini një koment