Vlerat ushqyese të saj do ju bëjnë ta adhuroni këtë supë me karota!

Vlerat ushqyese të saj do ju bëjnë ta adhuroni këtë supë me karota!

Persona: 3
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 25 minuta

Ingredientët

  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 qepë e grirë imët
  • 2 lugë kafe pluhur pjekjeje
  • ½ lugë çaji shafran
  • 1 ¼ gotë me thjerrëza të kuqe
  • 3 karota
  • 2 lugë gjelle me lëng limoni
  • 1 tufë koper

Udhëzimet

1

Në një tenxhere me nxehtësi mesatare dhe me pak vaj ulliri, vendosni qepën për të skuqur. Lëreni rreth 4 minuta sa të zbutet.

2

I shtoni pluhur pjekës, shafran dhe i trazoni mirë. I shtoni 6 gota ujë. Më pas i shtoni karotat dhe lëreni supën të ziejë për rreth 15 minuta.

3

Kalojeni në një blender për ta bërë kremoze. Vendoseni përsëri në zjarr mesatar derisa masa të trashet disi (por jo shumë).

4

I shtoni lëngun e limonit. Rregullojeni me kripë e piper.

5

Nëse e shihni të nevojshme mund t'i shtoni sërish ujë. Supa juaj është gati!

Lini një koment