Salmon i zier me hudhër dhe verë të bardhë

Persona: 4 veta
Koha e përgatitjes: 5 min Koha e gatimit: 20 min

Ingredientët

  • 4- 6 fileto salmoni pa lëkurë
  • Kripë
  • Piper i zi
  • 1 cl verë e bardhë
  • 1 cl ujë
  • Kopër e freskët
  • 3 thelpinj hudhër
  • Feta limoni

Udhëzimet

1

Marinoni salmonin nga të dyja anët me kripë dhe piper.

2

Në një tigan të cekët mbi nxehtësinë mesatare, hidhni verë, ujë, kopër dhe thelpinjtë e hudhrave.

3

Ulni nxehtësinë ngadalë pastaj shtoni salmonin dhe lereni të ziejë me kapak mbuluar për rreth 10 minuta.

4

Hiqeni salmonin me kujdes me një shpatull nga tigani ose me një lugë të madhe.

5

Shërbejeni me kopër të freskët dhe fetat e limonit.

Lini një koment