Ragu me mish qengji dhe salcë domatesh

Ingredientët

  • Vaj ulliri për tiganisje
  • 500 gr mish qengji i grirë
  • 1 qepë
  • 2 karrota
  • 2 shkopinj selino
  • Rigon i freskët
  • 150 ml verë e kuqe
  • 1 kanaçe domate të konservuara
  • Taliatele
  • Djathë parmixhano i grirë

Udhëzimet

1

Fillimisht vendosni makaronat të ziejnë sipas udhëzimeve të paketimit.

2

Nxehni 2 lugë gjelle vaj ulliri në një tigan mbi nxehtësi të lartë dhe skuqeni mishin e qengjit.

3

Pasi është skuqur hidheni në një pjatë.

4

Shtoni në tigan qepën, karotat, selinon, rigon, kripë dhe përzijini mirë.

5

Gatuajini për 15 minuta duke e trazuar rregullisht derisa perimet të zbuten.

6

Shtoni pak verë në tigan dhe përzijeni mirë.

7

Ndërkohë shtoni domatet në tigan dhe lërini të zihen në zjarr të ngadaltë për 1 orë.

8

Provojeni salcën e përgatitur për kripë dhe piper dhe shtojeni tek makaronat e ziera.

Nutrition

  • 759 Calories

Lini një koment