Karkaleca krokantë pjekur me copëza kokosi

Karkaleca krokantë pjekur me copëza kokosi

Persona: 8
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ingredientët

  • 1 kg karkaleca të qëruar e pastruar
  • 3 vezë të mëdha të rrahura
  • 1 gotë me galetë (bukë të thekur të grirë)
  • 2/3 filxhan me copëza kokosi
  • Për miellin:
  • 1 gotë miell
  • 1 lugë çaji qepë pluhur
  • 1 lugë hudhër pluhur
  • 1 lugë spec i kuq pluhur
  • ½ lugë çaji piper i zi
  • 1 lugë çaji kripë

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në 200 gradë.

2

Merrni 4 enë. Në një enë shtoni karkalecat. Në tjetrën galetën, vezët mënjanë dhe më pas miellin.

3

Në fillim lyeni karkalecat me masën e miellit, më pas tek vezët, në fund tek galeta.

4

I vendosni njëra pas tjetrës në një tavë ku keni shtruar më parë një letër kuzhine. Sipër i spërkasni me copëzat e kokosit.

5

I fusni në furrë të piqen për 10 minuta.

6

Më pas i shërbeni të ngrohta dhe shijojini!

Lini një koment