Biskota me banane, gjalpë dhe tërshërë të bluar

Biskota me banane, gjalpë dhe tërshërë të bluar

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Ingredientët

  • 2 banane
  • 2 filxhanë tërshërë e bluar
  • 1 filxhan tërshërë e pa bluar
  • 50 gram gjalpë në temperaturë ambienti
  • 1 lugë gjelle sheqer
  • 1 lugë gjelle mjaltë

Udhëzimet

1

Në një tas shtypim bananet me pirun dhe i përziejmë me tërshërën, sheqerin, mjaltin dhe gjalpin.

2

I vendosim në frigorifer për disa minuta. I japim formë sipas dëshirës dhe i vendosim në një tavë ku kemi shtruar më parë një letër pjekjeje.

3

I fusim biskotat në furrë për t'i pjekur me 180 gradë për 20 minuta.

Lini një koment