Kallamarë të mbushur me qepë dhe domate

Ingredientët

  • 4 kallamarë të mëdhenj me tentakula
  • 5 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 qepë e kuqe e prerë hollë
  • 300 gr domate të prera
  • 1 lugë gjelle salcë domate
  • 3 lugë çaji kripë
  • Pak sheqer
  • 225 gr oriz kokërr vogël
  • 480 ml verë të bardhë
  • 240 ml verë të kuqe
  • 1 grusht me majdanoz të grirë
  • 1 grusht mente e grirë
  • 480 ml ujë
  • 4 kruajtëse dhëmbësh

Udhëzimet

1

Lajmë dhe pastrojmë kallamarët.

2

Heqim tentakulat dhe i lëmë ne anë për ti përdorur më pas gjatë gatimit.

3

Në një tigan hedhim vajin e ullirit, qepën, dhe tentakulat e kallamarit.

4

Shtojmë domatet dhe salcën e domates.

5

Pasi domatja ka lëshuar lëngun e saj shtojmë orizin dhe e trazojmë vazhdimisht.

6

Shtojmë erëzat dhe pasi orizi të ketë marrë nxehtësinë e duhur e shuajmë masën me verë.

7

Shtojmë pak e nga pak ujin.

8

Pasi masa ta ketë përthithur të gjithë ujin e heqim tiganin nga zjarri.

9

Në një tavë kemi bërë gati kallamarët të cilët do ti mbushim me orizin e pergatitur më parë.

10

I mbyllim me kruajtëset e dhëmbëve.

11

Pjesën e mbetur të masës e shtojmë në tavë.

12

Shtojmë majdanozin, menten dhe ujin.

13

I pjekim ne furrë në temperaturë 180 gradë.

14

Ju bëftë mirë1

Lini një koment