Tartë e shpejtë me kunguj

Tartë e shpejtë me kunguj

Persona: 5
Koha e përgatitjes: 25 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ingredientët

  • Brumi për bazën:
  • 250 gr miell
  • 1 lugë kafe trumzë
  • pak kripë
  • 1 lugë gjelle uthull e bardhë vere
  • 130 ml ujë ambienti
  • 30 ml vaj ulliri
  • Mbushja e Tartës:
  • 600 gr kungull të njomë
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 qepë e vogël
  • 160 gr pancetë në kubikë
  • kripë dhe piper të zi
  • 4 kokrra vezë
  • 4 lugë gjelle djathë parmigiano ( 40 gr)
  • 150 gr djathë i tymosur

Udhëzimet

1

Në një tas vendosim miellin, pak trumzë, kripë, uthull dhe ujë në temperaturë ambienti. Të gjithë këto përbërës i përziejmë me një lugë druri. Shtojmë vajin dhe vazhdojmë përzierjen me lugë druri.

2

Kur brumi fillon të lidhet pak, fillojmë dhe e punojmë me duar deri sa të marrë formën e brumit të butë duke e spërkatur me pak miell gjatë punimit.

3

E vendosim përsëri brumin në tas, e mbulojmë me celefon dhe e lëmë të pushojë brumin për 30-40 minuta

4

Mbushja:

5

Në një tigan vendosim 1 lugë gjelle vaj ulliri. Shtojmë qepën e njomë imët, pancetën e kaurdisim për 2 minuta.

6

Shtojmë kungujt e prerë në feta rrumbullake, kripë, piper të zi. I përziejmë për 8-10 minuta.

7

Hapim brumin me rolon dhe e vendosim atë në një tepsi tartash me diametër 28 cm. Shtojmë mbushjen me kungull e rivelojmë atë mirë.

8

Në një tas rrahim vezët e plota, shtojmë tek vezët kripë, piper të zi, parmigianon e grirë dhe e shtojmë duke mbuluar kungujt ( mbushjen).

9

Djathin e tymosur Scamorta ( Provola) e presim në kubikë, e shpërndajmë mbi sipërfaqen mbi vezë dhe e vendosim tavën në furrë, e ngrohur më parë në temperaturë 200 gradë Celsius.

Shënime

Receta marrë nga shqiptarja.com

Lini një koment