Tavë me patëllxhanë të mbushur me mish pule

Tavë me patëllxhanë të mbushur me mish pule

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Ingredientët

  • 4-5 patëllxhanë
  • 400 gr fileto pule
  • 1 qepë
  • 80 gr djath kaçkavall i butë
  • pak vaj ulliri
  • kripë dhe piper të zi
  • Beshamel
  • 2 lugë gjelle gjalpë
  • 2 lugë gjelle miell
  • 2 gota qumësht
  • kripë dhe piper të zi
  • Arrë moskat

Udhëzimet

1

Pastrojmë patëllxhanët. I presim në 2 gjysma për së gjati, vijëzojmë tulin e patëllxhanit me majën e thikës.

2

E spërkasim me pak kripë dhe vaj, i vendosim në furrë për t'i pjekur në temperaturë 220 gradë Celsius për 25-30 minuta.

3

Ndërkohë në një tigan me 2 lugë gjelle vaj ulliri skuqim fileton e pulës të prerë në feta e spërkatim me pak kripë dhe piper të zi.

4

E pjekim deri sa filetot të zverdhen pak nga të 2 anët. Në po atë yndyrë që skuqëm filetot shtojmë qepën të prerë në kubikë të vegjël dhe e kaurdisim deri sa të bëhet transparente.

5

Në një tigan salce shkrijmë gjalpin dhe miellin, e trazojmë miellin sa të zbardhet. Shtojmë qumështin pak nga pak deri sa të na formohet një salcë beshamel e lidhur, e lëmë të vlojë pak dhe fikim zjarrin.

6

Rregullojmë shijen me kripë, piper të zi dhe arrë moskat. Presim filetot e pulës në kubik të vegjël. Nxjerrim patëllxhanët nga furra dhe me një lugë gërryejmë komplet tulin e patëllxhanëve dhe i japim atyre formën e varkës.

7

Tulin e patëllxhanëve e coptëtojmë me thikë ose me majën e gërshërës së ushqimeve. Shtojmë tulin e patëllxhanit tek qepa dhe i përziejmë bashkë.

8

I transferojmë në një tas ku do të shtojmë edhe mishin e pulës dhe 4-5 lugë gjelle beshamel. I përziejmë mirë dhe në këtë mbushje mbushim patëllxhanët e më pas i vendosim në një tepsi.

9

Mbulojmë mbushjen me beshamel, spërkasim patëllxhanët me djathë kaçkavall që shkrin dhe vendosim tepsinë në furrë me tepmeraturë 220 gradë Celsius për 15 minuta. Shijojeni!

Shënime

Receta marrë nga shqiptarja.com

Lini një koment