Llastojeni veten këtë të shtunë me një pulë të pjekur me pomodorini

Llastojeni veten këtë të shtunë me një pulë të pjekur me pomodorini

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 45 minuta

Ingredientët

  • 1 pulë fshati
  • ½ lugë çaji me kripë
  • 200 gramë domate qershi
  • 6 thelpi karafila
  • 1 lugë e gjysme gjelle me uthull
  • 1 lugë e gjysmë gjelle me vaj ulliri
  • 2 degë rozmarine të freskëta
  • 4 thelpi hudhra (të grira imët)

Udhëzimet

1

Në fillim lyejmë mirë pulën me kripë nga të gjitha anët. Ndizni furrën në temperaturë 190 Gradë Celsius.

2

Presim domatet në gjysmë. Vendosi në një tas bashkë me hurdhrat dhe karafilat. Shtoji vajin e ullirit dhe uthullën.

3

Merrrni një tavë të madhe dhe vendosni pulën.

4

Anash dhe sipër i vendosni masën që përgatitëm me hudhrat dhe karafilin.

5

Mos e mbuloni tërësisht mishin e pulës sipër, pasi ajo ka nevojë të piqet. Në fund shtojini edhe degët e rozmarinës.

6

Futeni në furrë për rreth 45 minuta dhe pasi të jetë gati lëreni të ftohet rreth 5 minuta. Shijojeni!

Lini një koment