Biskota shtëpie me fara susami dhe mjaltë

Biskota shtëpie me fara susami dhe mjaltë

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Ingredientët

  • 1 filxhan kafe me fara susami
  • 2 lugë çaji me mjaltë
  • 1 gotë me ujë
  • 2 gota me miell
  • ½ lugë çaji me pluhur pjekjeje
  • ¾ filxhan me sheqer
  • ¾ filxhan me gjalpë

Udhëzimet

1

Në fillim ngrohni furrën në 200 gradë. Bashkoni ujin, mjaltin dhe farat e susamit. I vendosni në një tas dhe i lini mënjanë. Më pas bashkoni miellin, pluhurin e pjekjes dhe sheqerin. Shtoni gjalpin dhe e punoni mirë brumin.

2

Me anë të një lugë merrni pak nga masa e brumit, punojeni me dorë dhe më pas e ngjyeni tek masa që përgatitëm më parë me susam.

3

Kështu veprojmë deri në fund. Më pas i shtrojmë në një tavë dhe i vendosim t'i pjekim për rreth 15 minuta.

4

Për më shumë biskota, duhet të shtoni sasinë e përbërësve. Shijojini!

Lini një koment