Pure me lulelakër dhe të verdhën e vezës për bebe mbi 8 muajsh

Ingredientët

  • Lulelakër
  • Patate e bardhë
  • Karrota
  • E verdha e vezës
  • Drithëra
  • Vaj ulliri

Udhëzimet

1

Presim në copëza të vogla perimet dhe i zieni.

2

Zieni vezën dhe marrni vetëm të verdhën e vezës.

3

Pasi perimet dhe veza janë zier futini në mikser të verdhën e vezës dhe perimet dhe bëni një pure jo shumë të trashë pasi do t'i shtoni dhe drithërat.

4

Pasi keni fruluar ingredientët dhe keni arritur një pure jo fort të trashë merreni dhe hidheni në një tenxhere të vogël.

5

Shtoni dhe i përzieni me rrahësen manuale të vezës që mos me krijohen kokrriza.

6

Mos harroni pureja duhet të jetë e nxehtë në mënyrë që drithrat të shkrihen mirë.

7

Në fund i shtoni dhe pak vaj ulliri.

Lini një koment