Supë e ftohtë me avokado, mente dhe kos

Supë e ftohtë me avokado, mente dhe kos

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 5 minuta

Ingredientët

  • 1 avokado (pak të butë)
  • 2 gota kos
  • 1 kastravec të qëruar
  • ½ lëng limoni
  • 2 gjethe mente
  • 1 lugë kafe kripë

Udhëzimet

1

Në një tas të madh kombinoni kosin, avokadon e prerë në copa të vogla dhe kastravecin. I shtypni mirë me ndihmën e një rrahësi elektrik.

2

Tani shtoni menten, lëngun e limonit dhe kripën. I trazoni përsëri.

3

E shërbeni në pjatë dhe shijojeni!

Lini një koment