Supë me qiqra dhe karrota për bebe mbi 10 muajsh

Ingredientët

  • 80 gr qiqra që kanë qendruar paraprakishtë në ujë gjatë gjithë natës
  • 2 domate ose 2 lugë gjelle salcë domatesh
  • 2 karrota
  • 1/2 qepë
  • 1 thelpi hudhër
  • 1/4 lugë piper i zi
  • 1 lugë Vaj ulliri
  • 1 lugë të vogël truzmë të thatë
  • Parmixhano

Udhëzimet

1

Në një tenxhere të thellë vendosni 20 ml ujë, shtoni qepën dhe hudhrën të grira.

2

Shtoni qiqrat dhe 400 ml ujë dhe lereni që masa ta marrë valën.

3

Pasi të valojë ulni temperaturën dhe lërini që të gatuhen për 1 orë .

4

Pas një ore shtoni karrotat , domatet ose salcën dhe lereni të marrë valë me perimet e shtuara deri sa zbuten karrotat .

5

Në një enë tjetër miksoni djathin trumzën dhe piperin.

6

Kur përfundon gatimi i supës shtoni vajin e ullirit dhe miksimin e djathit.

7

Futeni supen në blendër dhe tani është gati për servirje.

Lini një koment