Biskota të thjeshta me gjalpë dhe sheqer

Biskota të thjeshta me gjalpë dhe sheqer

Persona: 5
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ingredientët

  • 2 gota e gjysmë me miell
  • 1 lugë kafe me sodë buke
  • ½ lugë kafe me pluhur pjekjeje
  • 1 filxhan çaji me gjalpë të shkrirë
  • 1 ½ filxhan çaji me sheqer të bardhë
  • 1 vezë
  • 1 lugë çaji me ekstrakt vaniljeje

Udhëzimet

1

Ngrohni furrën në temperaturë 190 gradë. Në një enë të vogël bashkoni miellin, sodën dhe pluhurin e pjekjes. Trazojini mirë dhe lërini mënjanë.

2

Në një tas të madh, trazoni sheqerin dhe gjalpin derisa të krijohet një masë homogjene. Ngadalë shtojini vezën dhe vaniljen.

3

Masën e krijuar shtojeni tek ena me miell dhe punojeni mirë brumin.

4

Me anë të një luge gjelle, merrni pak nga masa dhe jepini formën e sferës. Kështu veproni me secilën derisa masa të përfundojë.

5

Biskotat vendosini në një tavë, me një letër kuzhine poshtë. Lërini të piqen për rreth 8-10 minuta. Shijojini!

Lini një koment