Kjo recetë e biskotave me limon do t’ju pëlqejë jashtë mase

Ingredientët

  • Miell
  • ¼ sheqer ëmbëlsirash
  • ¼ filxhan gjalpë
  • 1 gotë sheqer
  • ½ lugë çaji pluhur pjekje
  • 2 vezë
  • Lëng limoni
  • Sheqer pluhur

Udhëzimet

1

Ngrohni furrën në 175 gradë C.

2

Për të bërë shtresën e poshtme përzieni një filxhan miell dhe 1/4 filxhan sheqeri.

3

Shkrini gjalpin dhe përziejeni me miellin.

4

Brumin hidheni në një tepsi dhe piqeni për 20 minuta.

5

Gjatë pjekjes, bëni shtresën e sipërme: Përzjeni 1 gotë sheqer, 2 lugë miell dhe pluhurin e pjekjes.

6

Rrihni vezët dhe shtojini në përzierje duke i trazuar mirë.

7

Shtoni lëng limoni dhe përzijini përsëri.

8

Derdhni mbi shtresën e poshtme dhe piqini në 180 gradë për 25 minuta.

9

Ftohini pak dhe pritini në format e dëshiruara dhe sipër hidhini sheqerin pluhur.

Lini një koment