4 përbërësit natyralë që i ndihmojnë flokët tuaj të rriten më shpejt

Neps.al ju sjell sot një recetë për t’i rritur flokët tuaja në mënyrë të shëndetshme, me një maskë shumë të thjeshtë.

Përbërësit janë të lirë dhe mund të gjenden kudo.

Ju duhet:

  • 1 banane
  • 1 lugë gjelle me mjaltë
  • 1 vezë
  • ½ filxhan me birrë

Udhëzime:

  • Në një blender kombinoni të gjithë përbërësit dhe i përzieni mirë.
  • Aplikojeni përzierjen në të gjithë kokën tuaj, në fillim tek rrënja dhe më pas në të gjithë gjatësinë.
  • E lini të qendrojë për rreth 2 orë dhe më pas e shpëlani me ujë të bollshëm. Këshillohet ta përsërisni këtë maskë për rreth 7 ditë rresht.

Do të mbeteni të kënaqur nga rezultatet!

Lini një koment