Kek me banane dhe rum, thjesht fantastik!

Ingredientët

  • 4 - 5 banane
  • Kanellë
  • Pak rum
  • Gjalpë
  • Sheqer
  • Petë e bërë vetë me miell dhe vezë

Udhëzimet

1

Në një tigan, hidhni 4-5 kubikë gjalpë dhe kur të jetë skuqur hidhni sheqerin.

2

Hidhni rumin, një lugë gjelle.

3

Hidhni kanellë, 2 lugë gjelle dhe përzijeni vazhdimisht.

4

Kur masa të ketë filluar të mpikset pak vini bananet e prera në mënyrë të rregullt.

5

Hiqeni nga zjarri dhe vini siper petën që keni bërë paraprakisht dhe mbulojeni.

6

Futeni në furrë 200° për rreth 10-15 minuta.

7

Hiqeni dhe sipër tiganit që nxorrët nga furra, vini një pjatë të madhe ose tavë ëmbëlsirash dhe kthejeni përmbys.

Lini një koment