Sugjerojmë:

Si të bëjmë karamele me fruta në shtëpi

Ingredientët

  • 200 ml lëng frutash sipas dëshirës
  • 150 gr sheqer
  • Xhelatinë

Udhëzimet

1

Merrni lëngun e frutave dhe vendoseni të ziejë bashkë me sheqerin.

2

Vendosni xhelatinën në ujë të vakët.

3

Më pas shtrydheni xhelatinën, shtojeni tek përzierja me lëng frutash e sheqer dhe fikni zjarrin.

4

Përziejeni mirë përbërjen dhe hidheni më pas në formë drejtkëndëshe dhe lëreni në frigorifer për 2 orë.

5

Sapo përbërja të jetë forcuar, priteni në kube dhe kalojini karamelet në sheqer.

6

Shërbejini kur të doni!

Lini një koment