Adhuruesit e ananasit duhet ta provojnë shijen e tij të pjekur me whiskey dhe kanellë!

Ingredientët

  • 1 ananas i pjekur, i qëruar dhe i prerë në copa katrore
  • 1 1/2 filxhan whisky
  • 1/4 filxhan sheqer kanelle
  • 1/4 lugë spec i kuq djegës (opsionale)

Udhëzimet

1

Priteni ananasin në copa katrore dhe vendoseni në një tas të madh.

2

Hidhini sipër pak whiskey dhe ftoheni për 1 orë, duke e përzier një herë pasi të kenë kaluar 30 minuta.

3

Kullojeni ananasin dhe mbani pak ëhiskey për përdorim më vonë.

4

Në një tas të madh kombinoni ananasin, sheqerin e kanellës dhe specin e kuq nëse do e përdorni.

5

Hidhni derisa ananasi të jetë veshur plotësisht.

6

Ngrohni tiganin në nxehtësi mesatare.

7

Vendoseni ananasin në tigan dhe gatuajeni duke e kthyer herë pas here për 8 - 10 minuta.

Lini një koment