Mollë të karamelizuara. Do ju shijojnë pa masë!

Mollë të karamelizuara. Do ju shijojnë pa masë!

Persona: 7
Koha e përgatitjes: 3 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Për këto mollë kaq të shijshme do ju duhen vetëm 3 përbërës!

Ingredientët

  • 7 mollë të vogla
  • 3 lugë gjelle krem qumështi
  • 425 gram krem karamel

Udhëzimet

1

Lani mirë mollët dhe i fshini me një peshqir.

2

Tek secila mollë ngulni nga një shkop të hollë.

3

Merrni një tavë, shtroni një letër kuzhine dhe e fusni në frigorifer.

4

Në një tas përzieni kremin karamel me kremin e qumështit. E fusni në mikrovalë për 2-3 minuta.

5

Masa duhet të dalë e lëngshme dhe e homogjenizuar.

6

Filloni e lyeni mollën në gjysmë me masën që përgatitët. Gjatë kësaj kohe nëse kremi karamel ngrin, përdorni mikrovalën për ta rikthyer në gjendjen fillestare.

7

I vendosni në tavë njëra pas tjetrës dhe i fusni në frigorifer.

8

Pas 30 minutash mollët janë gati për t’u shijuar.

9

Nëse doni mund t’i shtoni në sipërfaqe copëza biskotash apo çokollatash me ngjyrë.

10

Ndajeni recetën edhe me miqtë tuaj!

Lini një koment