Akullore shtëpie me vanilje. Kremoze dhe e thjeshtë për t’u bërë!

Akullore shtëpie me vanilje. Kremoze dhe e thjeshtë për t'u bërë!

Persona: 10
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ingredientët

  • 600 ml krem qumështi
  • 235 ml qumësht
  • 150 gram sheqer
  • 1/8 lugë kafe kripë
  • 6 vezë të mëdha
  • 1 lugë gjelle ekstrakt vaniljeje

Udhëzimet

1

Në një tigan të thellë shtoni kremin e qumështit, qumështin, sheqerin dhe kripën. I përzieni vazhdimisht dhe pas 5 minutash i hiqni nga zjarri.

2

Në një tas rrihni të verdhat e vezëve. Shtoni 1 gotë nga qumështi i ngrohtë dhe vazhdoni përzierjen e vezëve.

3

Tani shtoni vaniljen. I bashkoni të dy masat bashkë dhe i lini në temperaturën e dhomës për 30 minuta. Masën e akullores e ruani në një enë të përshtatshme.

4

E mbuloni tasin me një qese kuzhine dhe e lini në frigorifer në ngrirje për të paktën 4 orë.

5

Pas kësaj akullorja është gati për t’u servirur dhe shijuar!

Lini një koment