Petulla të ëmbla me mollë

Petulla të ëmbla me mollë

Persona: 12
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 12 minuta

Ingredientët

  • 1 filxhan me sheqer
  • 2 lugë çaji kanellë
  • 236 gram miell
  • 2 lugë e gjysmë çaji me pluhur pjekës
  • ¼ lugë çaji me arrëmyshk
  • ½ lugë çaji me kripë
  • 5 mollë të qeruara dhe të prera në kubik të vegjël
  • 2/3 filxhan me uthull molle
  • 2 vezë të mëdha
  • 2 lugë gjelle gjalpë pa kripë
  • ½ lugë çaji me ekstrakt vaniljeje
  • Vaj luledielli për skuqje

Udhëzimet

1

Në një enë bashkoni sheqerin me kanellën dhe e lini mënjanë.

2

Ndërkohë në një tas të madh bashkoni miellin, pluhurin pjekës, arrëmyshkun dhe kripën. Shtoni edhe mollët.

3

I përzieni dhe shtoni miellin (jo të gjithin).

4

Në një tas tjetër përzieni uthullën, vezët, ¼ filxhan me sheqer, gjalpin dhe vaniljen.

5

I trazoni dhe më pas e bashkoni me enën ku kishit miellin. I përzieni mirë të gjitha masat me një spatul.

6

Formoni me një lugë petullat dhe i vendosni për t’i skuqur në një tigan me vaj të paranxehur.

7

Petullat i vendosni në një pjatë ku keni shtruar më parë një letër kuzhine për të thithur vajin.

8

I lyeni petullat me masën me sheqer dhe kanellë që përgatitët pak më parë.

9

Shijojini të ngrohta!

Lini një koment