Njoki të pjekura në furrë me mozzarella

Njoki të pjekura në furrë me mozzarella

Persona: 5
Koha e përgatitjes: 6 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Ingredientët

  • 1 pako njoki të gatshme
  • 2 filxhan me salcë domatesh të freskët
  • 3 lugë gjelle panna
  • 1 ½ filxhan me domate pomodorini
  • 6 feta djathë mozzarella
  • 2 lugë gjelle borzilok i freskët
  • pak kripë

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në 200 gradë së bashku me tavën.

2

Në një tenxhere me ujë e kripë vendosni njokit për të zierë.

3

Ndërkohë tek tava shtroni një shtresë me domate dhe kremin panna. Vendosni ½ e domateve të prera përgysmë.

4

Sipër tyre shtoni njokit e ziera paraprakisht.

5

Sipër shtoni pjesën tjetër të mbetur të salcës së domates dhe pomodorinit e mbetura.

6

Radhisni njëra pas tjetrës edhe fetat e mozzarellës.

7

Tani e fusni në furrë tavën dhe e lini për 12-15 minuta.

8

Shërbejeni sipër me borzilok të freskët dhe shijojeni!

Lini një koment