Luleshtrydhe të veshura me çokollatë

Luleshtrydhe të veshura me çokollatë

Persona: 2
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 2 orë

Ideale për të përkëdhelur disi, partnerët e jetës!

Ingredientët

  • 250 gram luleshtrydhe
  • 1 çokollatë e zezë (cilësore)
  • 1 lugë gjelle vaj kokosi

Udhëzimet

1

Luleshtrydhet do i fusni në një tas të madh me ujë.

2

Sipër do i shtoni 1 lugë gjelle sodë buke. Kjo do i ndihmojë luleshtrydhet të pastrohen nga toksinat e mundshme.

3

Pas 30 minutash i shpëlani luleshtrydhet dhe i fshini mirë me një letër kuzhine. Nëse janë të lagura ato nuk e mbajnë dot çokollatën.

4

Ndërkohë në një tigan të vogël shkrini çokollatën me vajin e kokosit. I trazoni vazhdimisht.

5

Merrni luleshtrydhet dhe filloni i lyeni me rradhë me çokollatë. Mund ta lyeni të gjithën ose vetëm gjysmën.

6

Luleshtrydhet i vendosni njëra pas tjetrës në një tavë, ku keni shtruar më parë një letër kuzhine.

7

I ruani në frigorifer për të paktën 2 orë.

8

Kur ta shikoni që çokollata është forcuar, atëherë luleshtrydhet janë gati për t’u shijuar!

Lini një koment