Receta më e thjeshtë e përgatitjes së bukës në shtëpi

Receta më e thjeshtë e përgatitjes së bukës në shtëpi

Persona: 5
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 45 minuta

Buka më e thjeshtë që keni bërë ndonjëherë. Do të bini "në dashuri" me të pas kafshatës së parë!

Ingredientët

  • 3 gota miell
  • 1 lugë e gjysmë çaji me kripë
  • ½ lugë çaji me maja të thatë
  • 1 gotë e gjysmë me ujë ngrohtë

Udhëzimet

1

Në tavolinën e punës shtoni miellin. Në mes shtoni kripën dhe majanë.

2

E përzieni disi dhe gradualisht shtoni ujin.

3

Filloni e punoni mirë brumin derisa të arrini një masë homogjene.

4

Bukën e lini në një tavë dhe e mbështillini me një peshqir.

5

Rekomandohet ta lini të pushojë gjatë gjithë natës.

6

Ditën tjetër i hiqni peshqirin dhe e fusni në furrën e parangrohur të piqet me 180 gradë për 45 minuta.

7

E lini të ftohet disa minuta para se ta prisni. Ju bëftë mirë!

Shënime

Mos harroni të vendosni në tavë, një letër kuzhine gjatë pjekjes

45

Lini një koment