Porosit tek “Gremi” me SnapFood dhe do të shijosh akulloren e vërtetë artizanale italiane!

Etjen e ditëve të ngrohta dhe temperaturave të larta, nuk e shuan asgjë më e mirë sesa një akullore. Por ne e kemi fjalën për nga ajo akullorja e vërtetë, cilësore dhe e përgatitur në mënyrë artizanale.

Tanimë në SnapFood ka një vend ku mund t’i gjesh së bashku të gjitha këto dhe bëhet fjalë për hyrjen më të re: “Gremi Ice Cream”.

Tek “Gremi” ti mund t’i japësh lezetin pasditeve të tua duke porositur mes shijeve të ndryshme të akulloreve që ofrohen.  Si thoni për një akullore me fruta pylli?


Shija është e mrekullueshme, në përmbajtje ka përbërës të thjeshtë dhe mbi të gjitha natyralë.

Dhe për të gjithë ju që jeni të apasionuar pas ushqimeve afrozidiake, “Gremi” ka atë që ju duhet: Akullore me çokollatë fondente.

Por përse duhet të zgjedhësh “Gremi” nëse të ka vajtur mendja për një akullore?  Sepse akulloret prodhohen nga gelatierë italianë, nuk kanë ngjyrues, pa konservantë dhe pa yndyrna të hidrogjenizuara.

Ju mund të shijoni një akullore me stracciatella, vanilje, kos, me oreo, me stika, me nutella etj, me një çmim fiks prej 1600 lekësh të vjetra për kilogramë.

E veçanta e akulloreve tek “Gremi” qendron ndër të tjerash edhe tek fakti se sheqeri është zëvendësuar me Stevian. Gjethet e bimës se stevias janë shumë herë më të ëmbla sesa sheqeri, por përmbajnë 0 kalori! Pikërisht kjo sjell një risi në tregun shqiptar, duke u ofruar mundësinë edhe diabetikëve, apo ata që kanë probleme me kolesterolin e mbipeshën, të shijojnë një akullore pa frikën se mund të kenë pasoja në shëndetin e tyre.

“Gremi Ice Cream” ju jep mundësinë të shijoni akulloren e vërtetë artizanale Italiane!

Lini një koment