Limonët janë një agrume e domosdoshme në kuzhinën tonë, prandaj duhet t’i kushtojmë një rëndësi të veçantë mënyrës sesi i ruajmë ato. Nëse limonët i ruajmë në temperaturën e dhomës dhe të zbuluar, ato do të rezistojnë maksimumi deri në një javë.
Pas 1 jave do të shikoni që limonët do të jenë zbutur dhe madje të kenë zënë myk.
Çfarë duhet të dini për të shmangur diçka të tillë?

- Së pari limonët duhet t’i fusni në një qese. Maksimumi 3-4 limona dhe jo ta mbingarkoni qesen pasi ka nevojë për ajër.
- Më pas qesen e mbyllni nga gryka dhe e fusni në frigorifer.
- Sa herë që merrni një limon, sigurohuni ta mbyllni mirë qesen.
- Në këtë mënyrë limonët do të qendrojnë të freskët deri në 1 muaj.
Provojeni dhe do ta besoni!/neps.al
Lini një koment