Kjo është paella më e thjeshtë dhe e shijshme që keni provuar!

Ingredientët

  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 qepë
  • 110 gr sallam chorizo
  • 1 lugë shafran
  • 300 gr oriz kokërr gjatë
  • 1l lëng pule
  • 200 gr bizele të ngrira
  • 400 gr prodhime deti të ngrira

Udhëzimet

1

Nxehni vajin në një tigan të thellë, më pas hidhni qepën e grirë të zbutet pa u skuqur shumë.

2

Shtoni sallamin dhe skuqeni derisa të lëshojë vajin e tij.

3

Sipër hidhini shafranin dhe orizin derisa të jetë i veshur me vajra, pastaj derdhni lëngun e pulës.

4

Lëreni të ziejë për rreth 15 minuta duke e përzierë herë pas here.

5

Më pas hidheni në një enë bashkë me bizelet dhe lereni të ziejë.

6

Në fund shtoni frutat e detit gatuajeni deri sa orizi të jetë plotësisht i gatuar.

7

Mund ta sherbeni me erëza dhe limon sipas dëshirës.

Lini një koment