Spaghetti kremoze me kërpudha

Spaghetti kremoze me kërpudha

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ingredientët

  • 350 gram spaghetti
  • 4 lugë gjelle vaj ulliri
  • 200 gram kërpudha
  • ½ lugë çaji piper të zi
  • 3 thelpi hudhra
  • 2 lugë gjelle miell
  • 1 gotë me qumësht
  • Pak majdanoz të freskët të copëtuar
  • Djathë i grirë parmigiano për servirje

Udhëzimet

1

Në një tenxhere me ujë e kripë zieni pastat sipas instruksioneve në paketim. I hiqni 2 minuta para në mënyrë që të jenë aldente.

2

Ruani një gotë nga uji i makaronave.

3

Ndërkohë në një tigan me 2 lugë gjelle vaj ulliri skuqni kërpudhat me pak piper. I lini derisa ato të zbuten për 5-10 minuta.

4

Shtoni hudhrat dhe pas 2 minutash i lini mënjanë.

5

Në po të njëjtin tigan me vajin e ullirit të mbetur skuqni miellin. Shtoni qumështin, e përzieni mirë dhe e lini disa minuta në zjarr derisa masa të trashet.

6

Shtoni pastat e ziera, kërpudhat dhe majdanozin.

7

I përzieni mirë të gjitha bashkë.

8

I shërbeni menjëherë duke i shtuar sipas djathë parmigiano të grirë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment