Sot për drekë: Spaghetti Bolonjeze

Sot për drekë: Spaghetti Bolonjeze

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ingredientët

  • 250 gr spaghetti
  • 200 gr mish i grirë
  • 50 gr pançeta
  • Gjysmë qepe
  • 3-4 lugë vaj ulliri
  • 1 karotë
  • 1 kërcell selinoje
  • 1 domate e madhe e grirë në rende
  • Gjysmë gote verë të kuqe
  • Gjysmë gote qumësht
  • 500 ml lëng mishi
  • Kripë, Piper i zi
  • Disa gjethe borziloku
  • Rigon

Udhëzimet

1

Skuqim qepën e grirë imët me vajin e ullirit dhe shtojmë pançetën me mishin e grirë.

2

I kaurdisim për pak minuta. Grimë në rende karotën dhe selinonë dhe i shtojmë aty.

3

Hedhim kripë, piper e rigon dhe në fund domatet.

4

Skuqim gjithçka bashkë në zjarr të fortë e më pas shtojmë verën e kuqe. Përziejmë dhe e shuajmë gjithçka me lëngun e mishit.

5

Ulim zjarrin dhe e lëmë të ziejë në zjarr të avashtë ( mbuluar me kapak) për rreth 1 orë

6

Në fund hedhim qumështin dhe e lëmë në zjarr të “fortë” edhe për 5 minuta.

7

Ziejmë makaronat, i kullojmë dhe i përziejmë bashkë me ragunë mbi vatrën e nxehte për 2-3 minuta.

8

Shtojmë borzilok të freskët dhe e shërbejmë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment