Nga cheesecake me tartuf tek trahanaja e Korçës: Gjithë ushqimet e reja super të shijshme që tashmë mund të porosisësh me SnapFood!

“Tartuf Shop” ka sjellë për herë të parë në vendin tonë një risi në realizimin e pjatave të ndryshme ekskluzivisht me mbretin e kuzhinës: Tartufin!  Shumë receta tanimë janë përshtatur me koncepte të reja dhe i janë dhënë një vlerë e shtuar falë tartufit. Ky i fundit është shumë i pasur me antioksidantë që luftojnë radikalet e lira, shkaku numër 1 për plakjen e organizmit.

Nëse deri dje nuk e mendoje një cheesecake me tartuf, një sallatë apo një burger tanimë duhet ta shijosh dhe do e besosh!  “Tartuf Shop” ndodhet në zemër të kryeqytetit tek “Kalaja e Tiranës”, duke ofruar për të gjithë tartufin e freskët në pjata të tilla si: rizoto, ravioli, spaghetti, supë pule, karpaçio viçi etj. Njëkohësisht ju mund të provoni edhe paninet me tartuf të zi apo tartuf të bardhë, receta këto që janë edhe specialitete të restorantit.

Sezoni i tartufit të zi sapo ka nisur prandaj nëse doni të shijoni sigurinë, cilësinë dhe shpejtësinë e këtyre pjatave fanstastike që vetëm ky restorant t’i ofron në Tiranë porosit tani. Shtëpia e tartufit vjen në adresat tuaja duke porositur falë SnapFood!

Një produkt i veçantë që Neps.al ju sugjeron të porosisni tek “Tartuf Shop” është edhe “Keti Truffle Burger”. 

Ky burger mori këtë emër në nder të Ketit, i cili ka qenë emri i qenit të parë shqiptar që ka zbuluar tartufin në vendin tonë. Por pas 13 vitesh aventurë, ai humbi jetën si pasojë e sulmit nga një gjarpër, teksa po kërkonte për tartufin e radhës.

Mos harroni se “Tartuf Shop” nuk shërben vetëm si restorant, por edhe si dyqan. Përmes SnapFood ju mund të porosisni disa nga produktet më të veçanta në tregun shqiptar siç janë biskotat e kripura me tartuf të bardhë, krem tartufi, patatina me tartuf e deri tek salcat e ndryshme me tartuf. Salcat janë 100 % natyrale pa konservant, pa aroma kimike (imitues tartufi).

Tartufi është padyshim një thesar i fshehur që duhet ta bëjmë më shumë pjesë të mënyrës sonë të ushqyerit. Kjo pasi është një burim i shkëlqyer i magnezit dhe kalciumit, me yndyrë të ulët dhe përmbajtje shumë të lartë të proteinave, shumë më e lartë se ajo e mishit dhe bëhet fjalë për proteina me cilësi të lartë!

Por për të gjithë juve që jeni pak më tradicionalë në shijet tuaja, Nepsi  ju sugjeron “Edua shop&eat”    Këtu do të gjeni zahiretë më të dashura për ju nga të gjitha trevat e Shqipërisë.

Trahanaja për shembull është njëra prej tyre. Një ushqim i përgatitur në shtëpi, nga brumi i ardhur i gatuar me kos dhe miell gruri. Trahanaja është brumë i thartë me miell gruri që zihet me kos ose me qumësht dhe me perime, pastaj thahet në diell dhe thërrmohet.

Sipas dëshirës ju mund të porosisni falë SnapFood trahananë e thartë me kos Gjirokastre, trahananë e ëmbël me qumësht Korçe apo trahananën me perime si spec/domate Kolonje.

Në menunë e gjatë të Edua shop&eat SnapFood nuk mungojnë gjithashtu as reçelrat e ndryshme, glikotë, çajrat dhe erëzat e ndryshme të freskëta. Gjithçka prodhim vendi sigurisht!

Lini një koment