Fërgesë me patëllxhanë. Receta nga Zonja Vjollca!

Fërgesë me patëllxhanë. Receta nga Zonja Vjollca!

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Ingredientët

  • 800 gram patëllxhanë
  • 250 gram qepë
  • 1/2 kokë hudhër
  • 200 gr mish i grirë
  • 1 spec i kuq
  • 1 spec pikant
  • 1 filxhan kafe pure domatesh
  • 500 gr domate
  • Vaj ulliri
  • Kripë dhe piper i zi
  • Pak rigon
  • Majdanoz

Udhëzimet

1

Pastrojmë patëllxhanët dhe i presim në feta ose kubikë sipas dëshirës. I spërkasim me pak kripë dhe i lëmë për 10 minuta.

2

I thajmë lagështirën me picetë. Vendosim një tigan më vaj për skuqje dhe i skuqim sa të zverdhen pak.

3

I largojmë dhe i lëmë mënjanë mbi një letër kuzhinë në pjatë.

4

Në një tigan të thellë vendosim 3-4 lugë gjelle vaj ulliri, kaurdisim mishin, qepën derisa të zbutet, shtojmë specat të prera në shirita, hudhrat në feta, purenë e domates, domatet të qëruara nga lëkura, kripë dhe piper të zi.

5

E lëmë domaten të ziejë për 10 minuta duke shtuar një filxhan çaji ujë.

6

Në një tigan tjetër vendosim pak kimë, më pas patëllxhanët, pra alternojmë shtresat.

7

I shtojmë përsëri një filxhan çaji ujë dhe e lëmë të ziejë dhe për 10 minuta në temperaturë të ulët.

8

Në fund shtojmë pak rigon nëse dëshironi dhe 2 lugë gjelle majdanoz të grirë shumë imët.

Shënime

Receta dhe foto marrë nga shqiptarja.com

Lini një koment