Sallatë me mollë, spinaq dhe mjaltë. Të gjithë përbërësit që i duhen trupit për një vakt të plotë!

Sallatë me mollë, spinaq dhe mjaltë. Të gjithë përbërësit që i duhen trupit për një vakt të plotë!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 5 minuta

Ingredientët

  • 4 feta mollë
  • 120 gr spinaq
  • 8 arra
  • 2 portokalle
  • 1 qepë e vogël
  • Vaj ulliri
  • Kripë
  • Mjaltë

Udhëzimet

1

I piqni fetat e mollës në një tigan që nuk ngjit, ku keni shtuar një lugë plot me mjaltë, për 2 minuta nga secila anë.

2

Mblidhni në një tas spinaqin, qepën në feta-feta, arrat e shtypura dhe disa feta portokalle të freskët, pak kripë dhe pak vaj ulliri.

3

Ndajeni në 4 kupa spinaqin dhe bashkojeni me nga një fetë mollë të pjekur.

4

Dekorojeni sipas dëshirës me arra.

5

Sallata është gati. Ju bëftë mirë!

Lini një koment