Byrek me qumësht. Recetë e vjetër, por e artë!

Byrek me qumësht. Recetë e vjetër, por e artë!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Ingredientët

  • petë të pjekura
  • 750 ml qumësht
  • 200 gr gjalpë
  • 5 kokrra vezë
  • kripë

Udhëzimet

1

Fillimisht ngrohni furrën në 250 gradë Celsius. Ndërkohë, në një tenxhere të vogël shkrini gjalpin, derisa të fillojë të marrë pak ngjyrë.

2

Në një enë qelqi rrihni vezët dhe shtoni qumësht e kripë.

3

Lyeni një tepsi me gjalpë që të mos ngjisin petët dhe filloni t’i shtroni duke i spërkatur me gjalpë.

4

Duke vazhduar të shtroni petët e tjera hidhni edhe përzierjen me gjalpë e qumësht. Përsërisni këtë proces për çdo dy petë të shtruara.

5

Kur t’i mbaroni, shtypini të gjitha petat me duar.

6

Vendoseni përreth 25-30 minuta në furrë. E lini pak të kullojë dhe më pas mund ta shijoni!

Lini një koment