300 gr çokollatë e bardhë, e grirë në thërrime të vogla
3 të bardha veze
300 ml pana nga të cilat 150 ml të jetë e ftohtë nga frigoriferi
4 lugë marmelatë mjedrash ose boronice
250 gr fruta pylli
2 fletë xhelatine
80 gr sheqer
1.Në një tas me ujë të ftohtë, vëmë fletët e xhelatinës, që të hidratohen për 10 minuta.
2.Gjysmën e panës (150 ml) e ngrohim në flakë të ulët, në një tenxhere, dhe sapo të fillojë të krijojë flluskat e para, e heqim, shtojmë fletët e xhelatinës të shtrydhura nga uji i tepërt dhe i përziejmë me lugë druri.
3.E hedhim menjëherë në tasin ku kemi çokollatën e grirë, e përziejmë me rrahësen e vezëve me dorë ose me lugë druri dhe e lëmë mënjanë që të ftohet.
4.Me rrahësen elektrike, rrahim 150 ml pana nga frigoriferi derisa të bëhet si e ngrirë dhe e shtojmë në tasin ku kemi çokollatën me panën tashmë të ftohtë.
5.I përziejmë me kujdes me spatul ose lugë druri dhe e lëmë mënjanë.
6.Me rrahësen elektrike, bëjmë marengë me të bardhat e vezëve, shtojmë sheqerin dhe i rrahim edhe një minutë.
6.Shtojmë gjysmën e mjedrave dhe i përziejmë me spatul.
7.E hedhim tani në tasin ku kemi çokollatën me panën dhe i përziejmë me spatul, me kujdes.
8.Shpërndajmë kremin nëpër forma të vogla ose në një tavë të veshur me plastmasë kuzhine (për ta pasur më të thjeshtë për ta hequr ëmbëlsirën).
9.Vëmë tavën në ngrirje për 4 orë që të ngurtësohet.
10.Përpara se të shërbejmë ëmbëlsirën, ngrohim marmelatën me 2-3 lugë ujë.
11.E heqim nga zjarri pas pak minutash dhe e kalojmë në sitë që t’i heqim kokrrat e marmelatës.
12.Shërbejmë ëmbëlsirën, të cilën e kemi nxjerrë nga ngrirja 15 minuta më parë, me marmelatën dhe gjethe mente për zbukurim.
Filetot e peshkut i marinojmë me vaj ulliri, hudhër, lëng limoni, trumzë dhe rigon për 20 minuta. Në një tavë për pjekje, vendosim domatet e prera në feta dhe i spërkasim me kripë e vaj ulliri. Shtojmë peshkun sipër...
Ziejmë tagliatelle-t në ujë të kripur derisa të jenë al dente. Ndërkohë, në një tigan të madh, ngrohim vajin e ullirit dhe gjalpin. Shtojmë hudhrën dhe kërpudhat, duke i skuqur derisa kërpudhat të zbuten dhe të marrin një ngjyrë...
Në një tigan të thellë, skuqim qepën në vaj ulliri dhe gjalpë derisa të zbutet. Shtojmë orizin dhe e përziejmë për disa minuta. Hedhim lëngun e perimeve gradualisht, duke shtuar nga një garuzhde dhe duke përzier vazhdimisht derisa orizi...
Lini një koment